Lajmet e fundit

Tottenham Hotspur është i interesuar në transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Andre Gomes, në Premier Ligë, sipas The Sun.
Portguezi po llogaritet i tepërt në Camp Nou, dhe Spurs e kanë futur në listën e dëshirave për afatin kalimtar të janarit.
Një transferim i 24 vjeçarit do t’i jepte fund interesimit që klubi londinez tash sa kohë e ka në Ross Barkley-n, i cili e kishte refuzuar transferimin te Chelsea në ditën e fundit të afatit të shkuar.