Lajmet e fundit
Skuadra nga White Hart Lane është duke shikuar mundësinë e blerjes së mesfushorit portugez, qysh në afatin kalimtar të janarit

Tottenham vazhdon të ketë interesim të madh për të nënshkruar me Andre Gomes, por Juventus tashmë është tërhequr nga synimi për ta blerë.
Juve e kërkoi Gomes gjatë verës, por portugezi vendosi të mbetet në Camp Nou, ndërsa gjiganti italian tash ka kthyer sytë kah gjermani Leon Goretzka,.
Megjithatë, Spurs janë duke shqyrtuar mundësinë e bërjes së një oferte në janar për Gomes, pasi Barcelona është gati ta shesë për një çmim të volitshëm.