Lajmet e fundit

Tottenham Hotspur kanë filluar të interesohen për Sandro Ramirezin e Barcelonës.
Menaxheri Mauricio Pocherrino e ka vëzhguar 20 vjeçarin për disa herë përgjatë sezonit të kaluar dhe ka ndërmend që t’i kërkojë që të transferohet në Tottenham në janar, shkruan Daily Mail.
Edhe në Barcelonë ka vullnet që Sandro të shitet ndonëse shihet si një lojtar i fortë. Mirëpo shitja e tij mund t’i kompenzojë shpenzimet e mëtejshme që ky ekip planifikon t’i bëjë.
Barcelona po e vlerëson Sandron më shumë se Adama Traore i cili iu bashkua Aston Villas për një marrëveshje prej 8.5 milionë funtesh, kurse për Ramirez do të paguhen 10 milionë.