Lajmet e fundit

Tottenham ka bërë një ofertë prej 15 milionë funta për yllin japonez të Bolonjës, Takehiro Tomiyasu.
22 vjeçari ka qenë i rregullt për ekipin e Serie A që nga viti 2019 pasi luajti së pari në Belgjikë me Sint-Truiden, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Spurs mendojnë se Tomiyasu do të ishte një lojtar i mirë për ta dhe do të përmirësonte mbrojtjen që shpesh ishe jo në gjendje të duhur sezonin e kaluar.
Ai është gjithashtu relativisht i lirë dhe kërkesat e tij për pagë nuk do t'i “trembin” ata.
Marrëveshja mes tyre pritet të ndodhë së shpejti pasi presidenti i Spurs, Daniel Levy fillimisht donte të punësonte një trajner të ri para se të zbulonte transferin e Tomiyasu.
Ai mund të luajë si mbrojtës i djathtë por është caktuar për qendrën e mbrojtjes nga Spurs.