23.09.2018 · përditësuar para 2869 dite1 min lexim
Sulmuesi anglez, Jack Grealish, do të nënshkruajë kontratë të re me skuadrën Aston Villa me kusht lirimi për 66 milion euro.
Sipas Express, skuadra angleze, Tottenham mbetet e interesuar që ta rrëmbejë atë, transmeton Klan Kosova.
Klubi Tottenham ka shprehur interesim që ta përvetësojë Grealishin para se të kalonte afati veror dhe ky interesim mbetet i njëjtë përkundër çmimit të lartë që duhet paguar.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.