Lajmet e fundit
Tottenham Hotspur është i interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Interit, Geoffrey Kondogbia.

Ai aktualisht është i huazuar te Valencia në La Liga, prej ku i ka rënë në sy trajnerit të Spurs, Mauricio Pochettino.
Francezi ka kaluar formë të shkëlqyer këtë sezonë, prandaj edhe mund të kalojë në Londër.
Ai ka vetëm edhe 18 muaj të mbetur në kontratën aktuale dhe Gjelat shpresojnë në një akord me të.
Kondogbia u huazua në Spanjë, pasi edhe pse kalimi i tij në Inter pati jehonë, ai nuk dëshmoi diçka në Serie A.