Lajmet e fundit

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, ka thënë se klubi do ta konsideronte shitjen e Harry Kane, nëse sulmuesi do të vendoste të largohej sikur Gareth Bale dhe Luka Modric.
“Si trajner i Tottenham-it, do të thosha që nëse Madridi vjen me një ofertë, ne nuk duam ta shesim atë sepse ai do të qëndrojë këtu, dhe ata do të duhet ta kuptojnë këtë”, tha Pochettino për El Chiringuito në një intervistë më 19 dhjetor, të publikuar të mërkurën.
“Nëse lojtari kërkon që të largohet, siç kishte ndodhur me Modric dhe Bale...do ta shohim se ç’do të ndodhte. Sot, kjo nuk ka ndodhur”.