Lajmet e fundit

Tottenham Hotspur dhe West Ham United mund të tentojnë që të nënshkruajnë me mesfushorin e Barcelonës, Andre Gomes, pohon The Mirror.
Sipas kësaj gazete, këto dy ekipe do ta provojnë fatin e tyre gjatë afatit kalimtar veror.
Gomes po e synon largimin nga Camp Nou në fund të këtij stinori, në mënyrë që ta gjejë një ekip ku luan si startues.
Rivalët e Premier Ligës, Spurs dhe West Ham, kanë shfaqur interesim në portugezin në këto 12 muajt e fundit, por tek tani duket se janë gati që të ofertojnë për të.