04.07.2019 · përditësuar para 2586 dite1 min lexim
Skuadra Real Madrid dhe Tottenham janë në bisedime për mesfushorin spanjoll, Dani Ceballos.
Sipas disa raportimeve, Ceballos është bërë prioritet i Tottenham-it, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa menaxheri Zinedine Zidane e ka inkurajuar futbollistin në fjalë që të transferohet në huazim në mënyrë që të ketë më shumë paraqitje.
Klubi Real Madrid nuk është i interesuar që ta shesë futbollistin Dani Ceballos. Mirëpo në Tottenham ekziston përshtypja se mund të nënshkruajnë kontratë të përhershme me 22 vjeçarin për një shumë prej 60 milionë eurosh.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.