Lajmet e fundit

Tottenham dhe Liverpool u ndanë në barazim 1:1 në takimin e xhiros së radhës të Premierligës.
Të parët në epërsi kanë kaluar mysafirët, një minutë pa përfunduar pjesa e parë, me golin e James Milner, i cili shënoi nga penalltia.
Por, vendasit nga humbja i ka shpëtuar Danny Rose, i cili në minutën e 72-të barazoi rezultatin në 1:1
Me këtë rezultat Tottenham arrin në kuotën e pesë pikëve, ndërsa Liverpool ka një më pak.