Lajmet e fundit

Tottenham Hotspur është pajtuar që ta shes Roberto Soldadon këtë afat kalimtar.
Pavarësisht se do të humb shumë më shitjen e tij, një gjë e tillë do të ndodhë.
26 milionë euro paguan drejtuesit e Spurs, që ta blejnë atë nga Valencia dy vite më parë, por që tash kërkojnë vetëm 11 milionë për ta lënë të lirë atë.
30 vjeçari është duke u kërkuar nga Sevilla, Villareal dhe Benfica, pavarësisht se kishte dy sezona shumë të dobëta në Preimer League, duke shënuar vetëm shtatë gola.
Villareal llogaritet pretendenti më serioz më të marrë shërbimet e tij, ndërsa do të jetë i katërt që do të largohet këtë verë, pas Paulinho, Capoue, Chiriches, transmeton Klan Kosova.