Lajmet e fundit
Sulmuesi i Atletico Madridit thotë se bashkëkombasi i tij ka gjithçka duhet për të pasur sukses në Angli.

Fernando Torres e ka mbështetur Pedro në transferimin e tij në Premier League.
Raportohet se Manchester United dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje që peshon 26 milionë euro për shërbimet e sulmuesit 28 vjeçar.
Pedro shënoi golin e fitores për Barcelonën në Superkupën e Europës të martën mbrëma, ndërsa pas ndeshjes e pranoi se ai “është në një situatë të vështiërë”.
Torres, që vite më parë ka luajtur kundër Pedros në La Liga, thotë se bashkëkombasi i tij ka gjithçka duhet për të pasur sukses në Premier League.
“Ai është mik imi dhe nëse vendosë të vazhdojë në Angli jam i sigurt se do të ketë sukses”.
“Ai ka të gjitha ato që kërkohen për dikë që ka qenë tek Barcelona dhe është shumë punëtor”.
“Ai punon shumë, ndihmon mbrojtjen dhe mund të jetë shumë i suksesshëm”.