Lajmet e fundit

Heroi i Spanjës në triumfin e Kupës së Botës 2026, Ferran Torres, ka rikthyer vëmendjen pasi publikoi fotografi ku shfaqet me kapelën e kuqe "Make Spain Great Again".
Futbollisti ishte kritikuar nga politikanë të majtë dhe disa media spanjolle pasi e mbajti kapelën gjatë paradës së festimeve.
Pavarësisht reagimeve, Torres ndau sërish imazhe me të njëjtën kapelë në rrjetin X, pa dhënë shpjegime për mesazhin e saj.
Në postimin e tij ai shkroi: "Jemi mbretërit! Çmenduri e vërtetë".
Nuk është e qartë nëse kapela ishte një deklaratë politike apo thjesht një referencë simbolike pas fitores së Spanjës në Kupën e Botës.