Lajmet e fundit
Sulmuesi i Atletico ka thënë se të qenit skuadër më pak favorite nuk do të ketë peshë në përballjen me Real Madrid

Fernando Torres beson se e vetmja gjë që do të mbahet mend nga dy takimet gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madrid është nëse do të fitojnë apo jo.
Dy gjigantët nga Madridi do të përballen në gjysmëfinale të garës më elitare të futbollit për klube, javën tjetër.
Torres ka përvojë të gjatë në derbit e Madridit, ndërsa insiston se kërkon vetëm fitore ndaj rivalit të qytetit.
"Në fund, vetëm fitorja ka rëndësi. Kemi mundësinë që s'e ka pasur asnjë gjeneratë tjetër, si edhe motivimin".
"Reali është skuadër e fortë, me skuadër të gjerë, me lojtarë të rinj dhe të tjerë që luajnë jo shpesh, por e përmirësojnë skuadrën sa herë luajnë".