Lajmet e fundit
Sulmuesi spanjoll ka thënë se gjyqtari Felix Brych nuk ishte i gatshëm për gjykimin e ndeshjes pas përjashtimit që i bëri në Camp Nou, duke e falur Luis Suarez.

Fernando Torres ka sulmuar UEFA-në për përjashtimin e tij në ndeshjen ndaj Barcelona, duke thënë se gjyqtari Felix Brych nuk ishte i gatshëm për një ndeshje aq të madhe.
Torres u përjashtua nga ndeshja pas dy kartonëve të verdhë në pjesën e parë, ndërsa Barça triumfoi në ndeshje me rezultat 2-1.
Ish sulmuesi i Liverpool mori përgjegjësinë për humbjen e skuadrës, por akuzoi UEFA-në për gjykimin e dobët.
“Është e turpshme si UEFA është kaq e preokupuar me fanellat tona, por vendosë një gjyqtar që nuk është i përgatitur për kësi lloj ndeshjesh”.