Një përdorues i Twitter-it duke vozitur në Autostradën 62 pranë Liqenit Charles, Luiziana, ndau një video ku tornado kishte ngritur në ajër shumë mjete, e ndër to edhe furgonin e një televizioni.
Gjithashtu në Liqenin Charles, të paktën një person mbeti i plagosur kur erërat shpërthyen dritaret e një shtëpie.
Në të gjithë Luizianën, 18,710 shtëpi dhe biznese janë pa energji sipas poweroutage.us. Kurse në Cameron County, më shumë se 60 për qind e banorëve janë pa energji elektrike gjithashtu, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.
Këtë mëngjes, më shumë se 90,000 ndërprerje të energjisë u raportuan në Teksas.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video virale dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.