Malisheva ka shënuar fitore ndaj Ballkanit, me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Prekazit, në minutën e '16, teksa Ballkani e barazoi rezultatin me anë të Adetunjit, transmeton klankosova.tv.
Në fund të pjesës së parë Tornado mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Brrutit me karton direkt të kuq.
Në pjesën e dytë Malisheva kaloi në epërsi me anë të Drilon Hazrollajt, në minutën e '62.
Ndërsa për golin e tretë u përkujdes Fatjon Bunjaku, në minutën e '72.
Ndërsa për Ballkanin golin e dytë krejt në fund e realizoi Inacio. Ndeshja në fund përfundoi me rezultat 3-2 në favor të Malishevës.
https://klankosova.tv/malisheva-nuk-po-e-ben-hesap-ballkanin-e-realizon-edhe-golin-e-trete/
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.