Lajmet e fundit
Mbrojtësi i Shqipërisë do të mbetet tek Torino, megjithë spekulimet e shumta se e ardhmja e tij tashmë ishte tek ndonjë skuadër tjetër

Arlind Ajeti do të qëndrojë te Torino deri në fund të sezonit.
Pasi 23-vjeçari deklaroi se preferonte të mbetej në skuadrën e Sinisa Mihajloviq për të luftuar për hapësirat e tij, vjen edhe vendimi i klubit për të mos e shitur te Palermo, që dukej edhe destinacioni më i mundshëm.
Edhe pse ende nuk ka debutuar në Serinë A me Torinon, kuqeziu vazhdon të cilësohet një alternativë e rëndësishme për ekipin.
Në këtë mënyrë, merr fund çdo spekulim rreth së ardhmes së Arlind Ajetit, që prej afro dy muajsh cilësohej si lojtari i parë në listën e largimeve në merkaton e janarit.