Lajmet e fundit

Torino ka njoftuar se ka refuzuar një ofertë për Andrea Belotti nga AC Milan ku përfshinte dy lojtarë.
La Gazzetta dello Sport thotë se Milan ka ofruar 70 milionë euro plus M'Baye Niang dhe Gabriel Paletta. Torino është i vendosur të mos e shesë sulmuesin, ky është shkaku që oferta është refuzuar.
Milan nuk ka ç'të bëjë më shumë për italianin dhe e vetmja mënyrë e mbetur është kërkesa e italianit për tu larguar. Gjë të cilin ai akoma nuk e ka bërë, shkruan Albeu, transmeton Klan Kosova.