Francisco Rivera Ordonez, është toreadori spanjoll i cili po kritikohet në rrjetet sociale pasi ka publikuar një fotografi ku po trajnohej duke luftuar demin në arenë, së bashku me vajzën e tij pesë muajshe.
Ndërkaq në mesin e atyre që kanë kritikuar spanjollin, janë edhe aktivistët e të drejtave të kafshëve duke e quajtur atë si të papërgjegjshëm dhe idiot, përcjellë Klan Kosova.
Ndërkaq pasi ka publikuar fotografinë toreadori Francisco, iu përgjigj të gjithë publikut që vajza e tij asnjëherë sdo të jetë më e sigurt.
‘’Ajo kurrë nuk do të jetë më e sigurt ndonjëherë se sa në krahët e mi’’.
Ndërkaq Rivera, tashmë është duke pushuar nga profesioni i tij pas luftës së tij kur një dem e goditi atë keq në stomak në gusht të vitit 2015.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.