05.10.2016 · përditësuar para 3588 dite1 min lexim
"Torcida" e Kroacisë planifikon që të shkaktojë probleme në përballjen e së enjtes ndaj Kosovës.
Mediet kroate raportojnë se ende nuk dihet sa serioze janë këto kërcënime, por se ato informata i janë dërguar organizatorit të ndeshkes.
“Nuk janë thashetheme, por informata nga burime të ndryshme. Kur konfirmohen ato, ne ia dërgojmë organizatorit të ndeshjes”, deklaroi zyrtari i sigurisë në Federatën e Futbollit të Kroacisë, Miroslav Markoviq.
“Ne kemi shitur të gjitha 800 biletat ë kishim në dispozicion. Kemi informacione se dikush planifikon të shkaktojë trazira në stadium. Sa janë serioze këtu mund të them se ne po punojmë për të ndalur çdo aktiv jo të mirë nga tifozët tanë”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.