Sipas regjistrimeve të Federatës së Basketbollit të Kosovës, palestrat gjatë edicionit të rregullt patën 112,150 shikues në total, ndërsa në fazën e playoff-it 35,950.
Në 14 xhirot si vendas në kampionat, është "Torcida" që dominon me rreth 23,700 tifozë prezent në "Minatori", pasuar nga "Kuqezinjtë" e Vëllaznimit me 22,600 tifozë.
Në vendin e tretë janë mbështetësit e Pejës me 20,900, ndërsa të fundit janë përkahësit e Ponte Prizrenit me 5,350 tifozë.
Edhe në fazën e playoff-it janë mitrovicasit në krye të listës ku në 5 ndeshjet si vendas mblodhën 17,000 tifozë, duke lënë Pejën në vendin e dytë me 9,000 në 4 ndeshje si vendas.
E treta është Prishtina me 6,500 nga 3 ndeshje në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, ndërsa i fundit është Bashkimi që në të vetmin duel si vendas mblodhi 150 shikues.

●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.