Lajmet e fundit

Arsenali është interesuar në trasferimin e portierit të Bayer Leverkusenit, Bernd Leno, sipas gazetës Kicker.
Gazeta gjermane deklaron që 26 vjeçari ndjehet i gatshëm për të marrë një hap tjetër në karrierë, dhe se do ta linte klubin e tij aktual në mënyrë që të fitonte tituj.
Thuhet se edhe Napoli ka një interesim të madh në gjermanin, ndërkaq Atletico Madrid po ashtu po e përcjellë portierin për të cilin mendon se do ta zëvendësonte Jan Oblak.
Megjithatë, interesimi më intenziv mund të vjen pikërisht nga gjiganti i Premier Ligës, tash pasi që Petr Cech po shkon drejt pesionimit.