Lajmet e fundit
Këta janë lojtarët për të cilët skuadrat aktuale të tyre paguajtën miliona për t’i pasur ata pjesë të tyre.

1.Angel Di Maria është lojtari më i shtrenjtë në Preimer League.
Manchester United pagoi 59.7 milionë funta në drejtim të Real Madrid për të marrë shërbimet e tij.
2. Në pozitën e dytë renditet spanjolli Fernando Torres me 50 milionë funta.
Chelsea u dashtë të paguajë këtë shifër drejt Liverpool, për të transferuar spanjollin në Stamford Bridge.

3. I treti si lojtari më i shtrenjtë në histori të ligës angleze është mesfushori gjermani, Mesut Ozil.
Arsenal për ta transferuar atë në Londër paguan drejt Real Madridit 42.5 milionë funta.
4. Në pozitën e katërt renditet sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero.
Ai kompletoi transferimin e tij nga Atletivo Madrid drejt Manchester City, për vlerën prej 38 milionë funtave.