Lajmet e fundit

Të gjithë tifozët e Barcelonës i kanë drejtuar sytë tek Neymar, pas lëndimit të Messi.
Përformanca e tij kundër Rayuo Vallecanos ishte për histori. Jo vetëm për katër golat e tij, por ai e bëri më se të qartë se klubi katalonas e ka gjetur një tjetër top-golashënues.
Ai ende nuk ka arritur në nivelin e Messi, por që e ka të njëjtin karakter, në punën që bën dhe përgjegjësinë e tij.
Ai është braziliani i dytë që ka shënuar katër gola në një ndeshje të La Ligas, prej kur Julio Baptista kishte shënuar për Sevillën në vitin 2004.
Këto katër gola kanë bërë që Neymar të marrë kryesimin sa i përket golave të shënuar këtë edicion në La Liga, diçka që nuk i ka ndodhur në të kaluarën, transmeton Klan Kosova.