Lajmet e fundit
Ish lojtari i Bayern Munich ka thënë se holandezi ka problem me lojtarët nga disa vende dhe se urrente që Franck Ribery dhe Lucio ishin të dashur nga fansat.

Luca Toni ka thënë se Louis van Gaal ka probleme me lojtarët nga Amerika Latine.
Holandezi ka pasur probleme edhe me italianin kur të dy ishin në Bavari, duke bërë që Toni të mbetej rezervë.
Toni beson se Van Gaal i zgjedhë viktimat e tij bazuar në vendet nga vijnë, pasi urren sidomos lojtarët nga Amerika Latine.
“Louis van Gaal nuk i duron lojtarët nga vendet latine. Ai është racist”.
“Tek Bayern ai ankohej për mua, Franck Ribery dhe Lucio”.