Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Kombëtares së Serbisë, Nenad Tomoviç, ka thënë se presin provokime nga futbollistët shqiptarë, njësoj si edhe në ndeshjen e parë.
Tomovic ka treguar se i kanë bërë një analizë të detajuar lojtarëve të Shqipërisë bashkë me trajnerin Curcic, ndërsa theksoi se presin provokime brenda dhe jashtë fushës, transmeton Zëri.
“Jemi të gatshëm për këtë ndeshje dhe nëse e marrim maksimumin në këtë ndeshje, nuk do të jetë problem. Ka plot lojtarë shqiptarë që luajnë në Serie A, por nuk luajnë rol të rëndësishëm. I kam përcjellë pas ndeshjes së Beogradit, e kemi bërë një analizë të detajuar kur jemi mbledhur me trajnerin Curcic”, - deklaroi lojtari serb në konferencë për shtyp,
“Presim provokime nga ana e lojtarëve të tyre, njëjtë siç kanë bërë edhe në ndeshjen e Beogradit. Ata do të mundohen të na provokojnë edhe jashtë fushës, nuk duhet të reagojmë”, - vazhdoi Tomovic.