Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog do ta vizitojë sot veriun e Kosovës.
Atje, zyrtari i BE-së do të dorëzojë 8 kamionë për mbledhjen e mbeturinave dhe do ta lansojë aktivitetin e pastrimit vullnetar.
Kamionët për mbledhjen e mbeturinave janë në vlerë prej 700,000 eurosh. Ato do të dorëzohen si pjesë e një projekti për menaxhimin e mbeturinave që financohet nga BE-ja.
Në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë, Szunyog po ashtu do ta lansojë një aktivitet të pastrimit vullnetar në komunën e Mitrovicës të Veriut dhe asaj të Zveçanit, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.