Bendi “Kasabian” ka njoftuar që lideri i tyre, Tom Meighan, është larguar nga ky grup.
Njoftimi u dha përmes një postimi në llogarinë zyrtare të grupit në Instagram, ku është thënë se këngëtari ka “problem personale”.
“Tom Meighan po largohet nga Kasabian me pëlqim të dyanshëm”, thuhet në deklaratë.
“Tom është përballur me problem personale që i kanë ndikuar në sjellje për tash sa kohë, dhe tani dëshiron që ta koncentrojë tërë energjinë e tij që ta rikthejë jetën e tij në binarë”.
“Ne nuk do të komentojmë më shumë”, përfundon deklarata e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=agVpq_XXRmU
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.