Këtë fundjavë, trailleri i
Spider-Man: No Way Home u publikua në internet në rrjete sociale të ndryshme. Që atëherë, shumë prej pamjeve nga filmi i ri Spidey janë hequr.
Shumica besuan se trajlleri për
No Way Home do të debutonte zyrtarisht SOT për shkak të ‘rrjedhjes’ së pamjeve. Tani, Tom Holland, i cili portretizon Spider-Man, ka postuar një mesazh.
“Nuk jeni ende gati”, ka shkruar ai në postimin e tij.
Zendaya do ta luajë përsëri rolin e saj si MJ, dhe Jacob Batalon do të kthehet si Ned. Alfred Molina dhe Jamie Foxx gjithashtu do të shfaqen respektivisht si Doctor Octavius dhe Electro.
Spider-Man 3 do të dalë në kinema më 17 dhjetor 2021.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.