Aktori anglez Tom Holland e ka konfirmuar se do ta luajë rolin e këngëtarit dhe aktorit të famshëm Fred Astaire në filmin biografik për të.
Në një intervistë për AP-në, Holland e konfirmoi se do ta sfidojë veten në këtë rol të ri.
"Skenari u bë një javë më parë. Ende nuk e kam lexuar; ende nuk ma kanë dhënë", ka thënë Holland.
Sidoqoftë, ai ka thënë se producentja e këtij projekti, Amy Pascal, e ka pranuar skenarin.
"Ajo më thirri me FaceTime më herët. Isha në banjë. Zhvilluam një FaceTime argëtues, por po do ta luaj Fred Astaire-n".
https://www.youtube.com/watch?v=IQFamAFNALE
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.