Tom Brady dhe Gisele Bündchen po shesin rezidencën e tyre pranë Boston për 39.5 milionë dollarë – dhe po kërkojnë shtëpi në periferi pranë New York, transmeton Klan Kosova.
Çifti kanë hedhur në treg rezidencën e tyre gati 10 mijë metra katrorë në Brookline dhe tani po kërkojnë qetësi.
Ndërsa qendërmbrojtësi 42 vjeçar sapo ka nënshkruar një kontratë tjetër dyvjeçare për 41 milionë dollarë me New England Patriots, burimet thonë se çifti po lëviz më afër New York për tu përqëndruar në karrierën e tij dhe për të regjistruar fëmijët atje në shkollë.
Shtëpia e çifti në shitje, është familjare, ka pesë dhoma gjumi e ndërtuar nga arkitekti i njohur Richard Landry, në vitin 2015.
Ka dhomë rekreacioni, sallë lojërash për fëmijë, palestër, banjë dhe kopsht me perime organike.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.