14.01.2018 · përditësuar para 3100 dite1 min lexim
Aktori i famshëm, Tom Cruise ka rinisur xhirimet e filmit "Mission Impossible 6" disa muaj pas aksidentit që pësoi gjatë performimit të një skene të këtij filmi, transmeton Klan Kosova.
Gjatë së ditës së djeshme, aktori është fotografuar në rrugët e kryeqytetit britanik të Londrës.
Përveç Cruise, pjesë e kastës së filmit janë edhe Vanessa Kirby, Rebecca Ferguson dhe Henry Cavill.
Theksojmë se ky film pritet që ta ketë premierën më 27 korrik në ekranet e mëdha të kinemave.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.