Lajmet e fundit

Mbrojtësi i majtë i Bajernit të Munich, i huazuar tek Kalrsruher, Ylli Sallahi, do të jetë e ardhmja më e re tek përfaqësuesja e Kosovës.
Sallahi është 22-vjeç dhe që prej vitit të kaluar luan me Karlsruhen, e cila militon në Bundesliga 2.
“Do të ishte nder i madh të luajë për Kosovën. Unë kam biseduar me ta. Ky është vendi i prejardhjes time, dhe mendoj se nuk ka gjë më të mirë se sa të luash për vendin tënd”, ka thënë Sallahi për mediat gjermane.