Lajmet e fundit
Raiffeisen Superliga e Kosovës po e kalon një fund dramatik. Janë dy ekipe që në gjiron finale do ta përcaktojnë fituesin e titullit të Superligës.

Ferronikeli dhe Besa do garojnë fyt a fyt për fitimin e titullit , kjo pasi që distanca në mes ekipeve është vetëm tre pikë.
Ekipi nga Drenasi që nga fillimi i stinorit e ka kryesuar tabelën, por në gjiron e parafundit ka bërë një hap fals duke humbur nga Besa 0-1, kësisoj i ka dhënë mundësi ekipit pejan të hyjë në garë për titull.
Tani distanca në mes dy ekipeve është vetëm tre pikë dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit,transmeton Klan Kosova.
Ferronikelit i mjafton vetëm barazimi ndaj Prishtinës në lojën e fundit për ta siguruar titullin, ndërsa Besa do e kërkoj me çdo kusht fitoren ndaj Vëllaznimit në Gjakovë.