Lajmet e fundit
Strategu italian pritet që të përfitojë rreth 6.4 milionë euro në rast se Leicester City shpallet kampion i Anglisë.

Leicester City është një fitore larg titullit të kampionit në Premierligë.
Në fundjavë skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri do të ndeshet në Old Trafford me Manchester United në një duel që pritet të jetë vendimtar.
Dhe, në rast se mposht Manchester Unitedin të dielën, Dhelprat do të kurorëzohen me titullin e kampionit, të papritur nga askush në fillim të këtij sezoni.
Mediet angleze shkruajnë se përveç fitores morale të Claudio Ranierit, italiani do të përfitojë edhe një shumë prej 6.4 milionë eurosh.