Mbrëmjen e së shtunës, një rast tragjik ka ndodhur në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Një 31 vjeçar ka vdekur pasi kishte rënë nga kati i pestë i një ndërtese në Rrugën e Kavajës, shkruan TV Klan transmeton Klankosova.tv
Me të pranuar lajmin, në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe nga kryerja e veprimeve hetimore rezulton se ai ka rënë nga kati i pestë i pallatit.
I riu është transportuar në spital, por si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë.
Policia thotë se i riu pavarësisht se u gjet në Rrugën e Kavajës, rezulton se banimin e kishte në anën tjetër të kryeqytetit, në rrugën “Myslym Keta”.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje.
Grupi hetimor po vijon punën për të zbuluar shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.