Me derën ende të mbyllur, por me kureshtjen në maksimum, turma u mblodh të shtunën te ish-ekspozita në Tiranë për të mirëpritur hapjen e pikës më të re të Comodita Home.
Me këmbë të djathtë dhe urime për mbarësi, dyqani hapi dyert duke tërhequr menjëherë vëmendjen e klientëve.
Kjo pikë dallon jo vetëm për hapësirën gjigante, por edhe për ofertat. Dardan Selimi, drejtor i zhvillimit të biznesit në Comodita, thekson se bëhet fjalë për dyqanin më të madh të brendit deri më tani në Shqipëri.
“Kemi hapur dyqanin më të madh, 800 metra katrorë. Numri i dyqaneve në Shqipëri ka shkuar në 37. Ka interes të madh, ulje ekstra dhe gamë shumë të gjerë produktesh”, tha Selimi.
Mes klientëve kishte edhe vizitorë që kishin ardhur nga jashtë vendit. Një zonjë nga u shpreh e impresionuar nga stili dhe cilësia “Vij nga Roma dhe më pëlqyen jashtëzakonisht. Pjatat, filxhanët, jorganët dhe çarçafët, i mora për t’i çuar me vete atje”, pohoi ajo teksa bënte blerjet.
Interesimi i madh u konfirmua edhe nga Blerta Sadikaj, zyrtare e Mardhënieve me publikun e Comodita-s.
“Janë orët e para dhe klientët janë shumë të interesuar. Është një lajm fantastik, sepse kjo pikë gjigante u jep mundësi blerjeje shumë komode të gjithëve”, shtoi Sadikaj.
Me një laramani produktesh për gjumin, kuzhinën, banjon dhe udhëtimin, si dhe me dhurata për vizitorët e parë, Comodita Home e re në Tiranë po shndërrohet shpejt në një ndalesë të preferuar për ata që kërkojnë rehati, stil dhe çmime të leverdishme.

https://www.youtube.com/watch?v=5qK_S1nNwwY
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.