Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë.
Në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, njëra pas tjetrës kanë vdekur foshnja dhe nëna.
TopChannel raporton se fillimisht foshnja lindi e vdekur dhe më pas vdiq edhe nëna.
Gruaja 36-vjeçare ishte shtruar në reanimacion, për shkak të hemolizës së gjakut apo çarja e rruazave të kuqe të gjakut, transmeton Klankosova.tv
Thuhet se ajo kishte vuajtur nga ky problem edhe gjatë shtatzënisë, gjë që ka sjellë edhe deri tek ngjarja tragjike.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, gruaja nuk arriti t'i mbijetonte komplikimeve shëndetësore.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.