Një 56-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 34-vjeçare dhe e ka kërcënuar me thikë.
Policia ka bërë të ditur se është duke punuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit, 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi te Parku i Liqenit Artificial, pranë një shkolle private, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me një mjet prerës, një 34-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.