Vendndodhja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, nuk është bërë e ditur ende, edhe pse gjatë gjithë ditës është raportuar se ai do të mbërrijë në Tiranë gjatë kësaj mbrëmje.
Aryseja pse nuk u tregua vendi ku qëndron ai, është për shkaqe sigurie, dhe kështu ndodh gjithmonë kur Zelensky viziton ndonjë vend.
Udhëheqësi i Ukrainës, gjatë ditës kishte njoftuar përmes Telegramit se ka shkuar në Arabinë Saudite, për një takim me princin e kurorës atje, dhe se do i duhen përafërsisht pesë orë për të mbërritur në Tiranë.
Kryeqyteti shqiptar, do të mirëpres dy samite. Samiti i organizuar për herë të parë ai i Ukrainës, dhe Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Gazetarja Iliri Pireva, bashkë me një ekip të Klan Kosovës, do të qëndrojnë për dy ditë atje për t’i mbuluar këto ngjarje.
https://www.youtube.com/watch?v=zgDMUX7uwYU
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.