Lajmet e fundit

Analisti politik nga Maqedonia e Veriut, Sefer Tahiri, ka folur në lidhje me marrëveshjet që kanë nënshkruar Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut.
Tahiri potencoi se këto marrëveshje janë arritur, pas pesë viteve, të mbledhjes së parë ndërqeveritare, njofton Klankosova.tv.
“Marrëveshjet që janë arritur në mes dy qeverive asaj të Shkupit dhe Tiranës, janë në vazhdën e bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik dhe fushave të tjera që ekziston mes dy vendeve, janë marrëveshje që i kontribuojnë këtyre raporteve”, tha Tahiri në Edicionin Special, në Klan Kosova.
“Çka duhet theksuar është që këto marrëveshje arrihen pas pesë viteve, pas mbledhjes së parë ndërqeveritare, qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, shtoi ai.
“Marrëveshjet kanë të bëjnë më lehtësimin e lëvizjes së lirë në mes dy vendeve, është një projekt, është një synim i vendeve edhe në kuadër të Ballkanit të Hapur”.
Ai shtoi duket thënë se ka vullnet politik midis dy palëve që këto raporte të zhvillohen më tej.
“Maqedonia edhe pse nuk ka një rol të rëndësishëm, merr pjesë në këtë projekt. Janë intensifikuar, ka një vullnet politik midis dy palëve që këto raporte të zhvillohen edhe më tej”.