Lajmet e fundit

Është hapur edhe zyrtarisht në Tiranë brendi suedez i hotielerisë Radisson Collection, që në gjithë globin ka 120 të tillë.
Puna zyrtarisht nisi të premtën me prerje të shirtit. Ndërsa, në të u tha se u punua çdo gjë edhe në detajet më të vogla, njofton Klan Kosova.
“Pasi arritëm marrëveshje, Radisson na ka vlerësuar si hotelin më të mirë që ata kanë në gjithë globin”, tha drejtori i përgjithshëm, Juljan Morina.
Hoteli do të përmbajë një pishinë të jashtme e të brendshme, zonë palestre dhe spa, restorant të larmishëm me ushqime tradicionale, tarraca në natyrë për të ndjerë flladin e rivierës shqiptare.
Në të do të jenë 50 dhoma, njëra prej tyre presidenciale. Kurse, që e gjitha të jetë në rregull, do të kujdesën rreth 70 punëtorë.
Në hapjen solemne, kishte edhe figura të njohura nga Shqipëria, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama e të parin e Tiranës, Erjon Veliaj.
https://www.youtube.com/watch?v=C2vQNoY2SJo