Lajmet e fundit

Një studim i fundit ka treguar se vetulla është tipari më i rëndësishëm në fytyrën tuaj.
Nëse sytë tuaj janë dritarja e shpirtit, vetullat konsiderohen jo vetëm shumë të rëndësishme për një pamje më të bukur por janë të rëndësishme për shprehinë e fytyrës.
Studimi, i realizuar nga Universiteti i Lethbridge në Kanada, u ka shfaqur njerëzve imazhin e 25 personazheve të famshëm pa vetulla dhe imazhet e tyre pa sy, kështu sipas albeu, në fund të studimit u arrit në përfundim se personat e përfshirë në këtë hulumtim ishin në gjendje të identifikonin 56 përqind të njerëzve me sy të fshehur, ndërsa 46 përqind të atyre pa vetulla.
Pra, e gjithë kjo tregon se në fakt vetullat janë shumë të rëndësishme për identifikimin e njerëzve.