Lajmet e fundit

Për disa arsye, ju jeni tepër të tërhequr nga njerëzit me të meta në personalitet.
Këtë e vërteton edhe fakti se shumë njerëz, tërhiqen nga persona narcizoidë, të cilët janë shumë problematikë për rrethin e tyre.
Duke e lexuar këtë listë, kuptojeni nëse partneri juaj është një i tillë:
Nuk e pranojnë kur janë gabim
Një narcizoid nuk do ta pranojë kurrë kur është gabim, gjatë një debati. Nëse partneri juaj s’mund ta pranojë se e ka gabim, kjo është njëra ndër shenjat kyçe se ai është narcis dhe se mendimet e tij janë të pakontestueshme për të.
Janë xhelozë tërë kohën
Zilia është pothuajse sinonim me narcizmin. Nëse i dashuri apo e dashura juaj, tërë kohën ndan ndjenja xhelozie, ai/ajo është narcis.
Kontrolli i bisedës
Nëse ai person me të cilin jeni në lidhje, është në gjendje që çdo bisedë ta orientojë kah vetja dhe ta drejtojë si të dojë, seancat janë që ai është një narcis.
Mendojnë se ata janë të mençurit, ju budallenjtë
Një narcizoid është i bindur se ai është gjeniu dhe ti je budallai. Edhe nëse ju të dy e bëni bashkë një test inteligjence dhe ju shënoni më shumë pikë, ata do të insistojnë se nuk është diçka në rregull me testin. Nuk ka rëndësi se sa argumente i jepni se jeni të mençur, ata do të jenë të sigurt se janë më të zgjuarit në dhomë.
S'e kontrollojnë inatin
Inati është tipik për narcisët. Ata nuk e kontrollojnë dot zemërimin as për gjërat më të vogla. Nëse keni të bëni me një person të tillë, KUJDES.
Nuk janë mirënjohës
Nëse personi që ju e doni, del të jetë narcis, harrojeni se do të jetë mirënjohës për asnjë gjë që bëni për ta. Ata nuk e kuptojnë dot konceptin e të qenit mirënjohës, dhe nuk ka shpresë për ju nëse po kërkoni një lidhje të shëndetshme.
Nuk ndryshojnë kurrë
Personat që kurrë nuk ndryshojnë karakter, janë pikërisht narcisët. Nëse keni rënë në dashuri me një të tillë, mos mbani shpresa se ju do të mund ta shndërroni atë person në një njeri më të mirë.