Lajmet e fundit

Sot shënohet Dita Botërore e Poezisë, ndërsa kjo ditë pritet me shumë emocion nga të gjithë krijuesit të cilët përmes instrumentit të vetëm që kanë, fjalën e lirë, shprehin ndjenjën e tyre të momentit, kënaqësitë apo edhe vuajtjet, përcjellë Klan Kosova.
Ndërkohë përderisa gjatë ditës shënohet kjo ditë e krijimtarisë letrare, më poshtë do të ju tregojmë për poezinë e parë e cila u shkrua në gjuhën shqipe.
Poezia e parë në gjuhën shqipe u shkruajt nga Nikolla Keta (1740-1803), shkrimtar ky klerik atdhetar me personalitete të kulturës arbëreshe, përcjellë Klan Kosova.
Një krijimtari e tillë e cila konsiderohet si tingëllima e parë në historinë e gjuhës shqipe u shkruajt në Sicili, e që poezia të mbajë titullin ‘’Për vetëhëne’’.
Ja edhe disa nga vargjet e poezisë (sonetit) të parë shqip:
Për vetehene
Farie se ndeerme ne Kuntise u bi
Kole Keta ,vllastaart Arbrit dhee
Shkoi ne Palerme praa tek e Arbrit shpii
L e reshti ,si zogu rep ne fole
E veshi ee ngjeshi me zakon,me urtesi
Per ne vapet e pertriijti ndene hjee
Si te veshkurin rremp stolis nje dhrii
E nani prift klisha kurore e vee
Si zok e sbjerre praa t du krahet coi
Ne Palerme e n Kuntise,po ktei e atei
Ndeer n e Aebreshet te gjith gramet kerkoi
Si krymp mendafshi gyith e svis vetehi
E kte vistar tuar,kje ndisi e shkroi
Se te kjosej gjithe Arbrin e ndjeer pertei...