Lajmet e fundit

Shqiptarja nga Plava e Gucia, tregoi se si filloi punën si shofere e maunës.
"Patentën e kam marrë nga viti 2004. Konkursin e kam parë në gazeta. Më pëlqen shumë dhe natyrisht paguhet mirë. Sigurisht, fillimi ka qenë i vështirë por tani e bëj pa vështirësi dhe pa ndonjë problem", theksoi Mehaj.
Nurije Mehaj, shtoi se është mirëpritur nga kolegët e saj.
"Nuk jam paragjykuar nga kolegët e mi. Të gjithë më kanë respektuar dhe jam pëlqyer nga ata shumë", shtoi Mehaj.
Ajo tregoi se ka punuar për disa kompani të njohur amerikane, por se tani e ka në plan të hap kompaninë e saj duke e punësuar edhe burrin.
"Kam punuar për disa kompani si C.R England, Wanch dhe të tjera. Por tani jam duke punuar për veten time dhe kam punësuar burrin tim dhe së shpejti do të regjistroj kompaninë time", tha ajo në një intervistë për klankosova.tv.
Nurije Mehaj shpesh udhëtimet e saja për në destiacionet e largëta i shoqëron me muzikë të bukur shqipe/Klankosova.tv