Media prestigjioze britanike “Time Out” e ka renditur kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën si destinacionin më të lirë dhe më të mirë për të eksploruar në Evropë për vitin 2025.
E lidhur me këtë ka shkruar krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, transmeton Klankosova.tv.
“Për ata që kërkojnë një pushim buxhetor, por plot kulturë, histori dhe argëtim, kryeqyteti ynë është zgjedhja perfekte. Me histori unike si Bunk’Art 1, art urban që gjallëron qytetin, dhe vende fantastike si “Mystic 2” e “Radio Bar,” Tirana i ka të gjitha!”, ka shkruar ai.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.