Shumë emocione u panë tek tifozët "Torcida" pas fitores së Trepçës si mysafir ndaj Yllit, me rezultat 55:58.
Por, ajo çka ra në sy ishin emocionet e forta që kishte një djalosh i quajtur Asdren Begu, i cili shpërtheu edhe në lot pas fitores.
Ai është djali i Shefqet Begu, liderit të tifozëve mitrovicas "Torcida".
E pamjet ku djaloshi shihet i përlotur moren dhenë dhe u përhapen kudo.
Pas publikimit të lajmit nga Klan Kosova, ka reaguar edhe Asdren Begu.
Begu ka komentuar në artikullin e Klan Kosovës, duke shkruar se për ekipin e tij të zemrës Trepçën jetohet.
"Trepça nuk dashurohet, për atë jetohet"- ka komentuar ai.

Fitorja e ekipit mitrovicas e lënë të hapur diskutimin e titullit edhe për ndeshjet e tjera.
Ajo e radhës do të luhet në palestrën "Minatori".
Në tri ndeshjet aktualisht prin Ylli me dy fitore.
https://klankosova.tv/tifozi-shperthen-ne-lot-nga-gezimi-pas-fitores-se-trepces-video/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.