"Merkur Spiel Arena", do të jetë vendi ku do të përballen Shqipëria dhe Spanja, sonte me fillim nga ora 21:00.
Kjo për "Kuqezinjtë" do të jetë përballja vendimtare në "EURO 2024".
Fitorja eventuale do ta dërgonte skuadrën e Sylvinhos, në fazën tjetër të kësaj gare.
Optimist është shprehur edhe Eriseldi, një tifoz i Shqipërisë që jeton në Gjermani.
Ai premtoi përkrahje të madhe për kombëtaren shqiptare, derisa tha se edhe futbollistët kanë për të dhënë diçka në këtë lojë.
"Presim shumë tifozë të Shqipërisë, si gjithmonë, ta përkrahin shumë Shqipërinë. Edhe do të jetë spektakël nga ana e tifozëve ashtu do të jetë edhe nga ana e futbollit. Normal, Spanja është një ekip shumë i fortë, por edhe ne përderisa kemi arritur këtu kemi diçka për të dhënë, kemi shpresa edhe ne", tha ai për Klan Kosova.
Loja Shqipëria - Spanja, do të transmetohet ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Artmotion.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.